• Gjellë e lengshme

Gjellë e lengshme

Perbersit:

500 gr mish tul
1 qepë
5 patate
2 karrota
350 gr kërpudha
melmesa (krip,piper i zi,vegete)
3 luge vaj
1 luge miell
1 luge piper i kuq.

Pergatitja:

Ne pak vaj qesim qepen e grire imet,fergojme derisa te zbutet qepa dhe ne te shtojme mishin e grire ne katrorka

Shtojme melmesat sipas shijes,mbushim ene me uje dhe ziejme per 45 minuta.

Pastaj shtojme patatet e grira ne copeza,dhe karroten e grire ne rrathe.

Shtojme dhe pak melmesa sipas shijes dhe ziejme edhe per 20 minuta.

Sipas nevoje shtojme akoma uje.

Me pas ne nje ene tjeter qesim kerpudhat e ferguara ne pak vaj dhe pasi te shterroje lengu qe leshojne kerpudhat i shtojme tek ena me mishin dhe patatet.

Ne fund ferojme miellin ne 3 luge vaj dhe shtojme piperin e kuq,perzijme dhe shtojme tek ena me gjellen tashme te zier mjaftueshem

Zijme edhe per 5 minuta dhe servojme te nxehte me turshi,sallate etj.

Ju befte mir!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply