• Gjoks pule me limon dhe erëza

Gjoks pule me limon dhe erëza

Perbersit:

  • 500 gr mish gjoks pule
  • lëng limoni dhe lëvore
  • 4-5 thelpinj hudhre
  • 1 lugë çaji mente e fresket
  • 1 lugë çaji koper
  • kripë
  • Biber i zi
  • vaj vegjetal
  • 500 gr spinaq.

Pergatitja:
Marrim një enë dhe shtojmë hudhrat e grimcuara, limonin dhe të gjitha erëzat.

Gjoksit të pulës ia bëjmë vijat me thikë së pari në formë horizontale, pastaj në formë vertikale, duke e kujdesur për thellësinë e prerjeve.

Mishin e marinojmë me masën e përgatitur dhe e vendosim në një qese për ngrirje dhe e lëmë të marinohet së paku një orë.

Pasi mishi të jetë gati, e pastrojmë nga erëzat dhe e skuqim nga të dyja anët për 3-4 minuta në vaj vegjetal.

Në të njejtën enë ku është skuqur mishi, skuqim spinaqin për 3-4 minuta duke ia shtuar kripën, biberin e zi dhe hudhër pluhurin.

Në fund mishi servohet me spinaq.

 

Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...