• Gullash-Gjella më e kërkuar nga të gjithë

Gullash-Gjella më e kërkuar nga të gjithë

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 500 gr qepë
  • 3 thelbinjë hudhër
  • 1 karrotë
  • 2 luge salcë domatesh
  • 2-3 luge uthull e bardhe
  • 50 gr piper i kuq
  • 500 ml lëng supe e zier me nje katrorke supe gjedhi
  • 2 flete dafinë
  • kripë
  • piper i zi
  • magdanoz
  • 3-4 luge margarin

Pergatitja:

Qepen dhe hudhren e qerojme dhe grijme dhe fergojme ne nje ene te pershtatshme edhe per zierjen en furre,pra tengjere te thelle qe mund te fusim ne furre.

Qepen e fergojme se pari ne pllake zjarri,pastaj ne furre derisa te zbuten,pastaj shtojme dhe karroten e grire ne rrathe dhe vazhdojme me fergimin te gjithin ne temp shume te ulet.
Ne nderkohe perziejme piperin e kuq,uthullen,salcen e domates dhe lengun e supes dhe perzijme mire.

Kete perzierje te lengshme shtojme tek qepet qe jane zbutur mjaftueshem.
Ne kete mase,ppra ne enen e thelle shtojme edhe mishin e grire ne copeza jo shume te vogla dhe perzijme ngadale.

Mishin e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te nxehte 160 grade per 3-4 ore derisa mishi te zihet mjaftueshme duke perzier kohe pas kohe.

Ne fund sipas deshires per ata qe nuk i duan copezat e qepes,largojme mishin dhe masen e lengshme e perziejm ne blender ose e leme ashtu sic eshte, pra varesisht nga shija.
Kete gjelle te shumekerkuar e servojme te nxehte me pure patatesh.

Ju befte mire!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply