• Kek me mollë

Kek me mollë

Përbërësit:

  • 4 kokrra molle
  • 200g sheqer kaf + 4 lugë (ose sheqer i bardhë)
  • 100g gjalpë i butë
  • 100g djathë Philadelphia
  • 2 lugë qumësht
  • 3 vezë të mëdha
  • 120g miell orizi
  • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)
  • 1/2 lugë kafeje
  • kanellë ose sipas dëshirës
  • 2 lugë bajame të thërrmuara
  • lëngu i një limoni

Përgatitja:

Ndezim furrën me 180 gradë C.

1.Qërojmë mollët, i ndajmë në feta, i spërkasim me lëngun e limonit dhe 2 lugë sheqer në një tas. I lëmë mënjanë.

2.Në robot përziejmë gjalpin me 200g e sheqerit, shtojmë kanellën, djathin Philadelphia, qumështin, vezët një nga

një, miellin e orizit dhe sodën me sitë. Shtojmë 2/3 e sasisë së mollëve, I përziejmë me spatul dhe hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell orizi.

3.Vendosim sipër brumit fetat e mollëve që kishim lënë mënjanë dhe i spërkasim me bajamet dhe 2 lugët e sheqerit që kishim lënë mënjanë. E pjekim për 40/45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Ju befte mire!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply