• Kërpudha me vezë

Kërpudha me vezë

Përbërësit:

  • 400 gr këpurdha,
  • 4 lugë vaj,
  • 4 vezë të ziera,
  • 150 gr majonez,
  • 80 gr kashkavall,
  • Kripë,
  • Piper,
  • salcë tabasko,
  • 1 lugë gjelle erëza të thata.

Përgatitja:

Lani dhe pastroni kërpudhat dhe prisni në feta të holla.

Ngrohni vajin dhe shtoni këpurdhat, përzieni deri sa të avullohet uji.

Shtoni kripën, piperin, disa pika salcë tabasko dhe erëza të thata.

Përzieni të gjitha këto dhe lërini që të ftohen pak.

Pastaj shtoni vezët e prera, majonezin, si dhe preni kashkavallin në feta të holla.

Pjekeni në furrë për rreth 5 minuta, në 200 gradë.

Receta të ngjajshme...