• Limonadë e bërë në shtëpi

Limonadë e bërë në shtëpi

20 min 4 servime

Përbërësit:

  • 10 copë limoni
  • 2 gota sheqer pluhur
  • 5 gota ujë të pijshëm
  • 1/2 tufë nenexhiku
  • 2 gota akulli

Përgatitja:

Grini lëvoren e 10 limoneve qe lani ne uje te bollshem me anen e trashe te rende. Kini kujdes që të mos hiqni pjesët e bardha.

Pritini katër limona të qëruar  në gjysmë dhe shtrydhni lëngun. preni fetat e limonit te mbetur në copa të vogla.

Përzieni 2 gota sheqer pluhur dhe lëngun e  limonit të shtrydhur .

Pasi të keni shtuar lëvozhgat e limonit të bluar, copat e limonit dhe gjysmën e 1 tufë nenexhiku , gatuajeni derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe të dalë uji i të gjitha limonëve.

Shtoni gjethet e nenexhikut. Shtoni  5 gota ujë të pijshëm, ftohni limonadën në frigorifer.
Pasi të përzieni me 2 gota akulli, shijojeni. Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...