• Pite me djathë

Pite me djathë

45 min 15 servime

Përbërësit:

  • 5 copë brumë

Për pjesën e brendshme:

  • 250 gram gjalpë
  • 1 vezë
  • 250 gram djathë të bardhë
  • 250 gram djathë të bardhë
  • 1 gotë  Qumësht
  • 3 lugë kos
  • 1 shish ujë mineral
  • Majdanoz të grirë
  • 1 pako pluhur pjekje

Për sipër:

  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Përhapni petat në tepsi

Shkrihet gjalpi dhe lëreni mënjanë.

Në një enë vendosni vezët, djathin e grirë, majdanozin e copëtuar, qumështin, ujin mineral  kosin dhe pluhurin për pjekje dhe përzieni mirë.

Në fund, shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzieni mirë.

Rrihni përbërësit e nevojshëm të salcës në një tas.

Përhapni një të katërtën e masës që keni përgatitur sipër brumit që keni përhapur në tepsi  dhe mbuloni me një brumë tjetër siper

Në këtë mënyrë, përfundoni të gjithë brumin dhe masën

Përhapni përzierjen e vezës, kosit dhe vajit siper pites.

Pastaj preni në katrore.

Piqeni në furrë të parangrohur 200 gradë për rreth 25 minuta deri në kafe të artë.Merrni nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë.

Receta të ngjajshme...