• Receta e bukës së shijshme

Receta e bukës së shijshme

Perbersit:
50 g arra ose lajthi
500 g miell
100 g miell gështenje
50 ml vaj
2 lugë niseshte gruri
1 lugë kafeje maja
1 lugë kafeje kripë.

Pergatitja:
Arrat pritni në copa të trasha. Përzieni me miellin e grurit dhe miellin e gështenjave me nisheste dhe kripën. Në miell bëni një gropë dhe aty hidhni tharmin ose majanë e bukës të holluar në 275 ml ujë të vakët dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar. Brumin mbulojeni dhe lëreni rreth një orë në ambient të ngrohtë që të bymehet.
Pastaj edhe një herë ngjisheni mirë. Lyeni tavën e thellë kënddrejtë (30 cm), hidhni miell që të mos ngjisë dhe vendoseni brumin e formësuar sipas kallëpit. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë edhe gjysmë ore që të bymehet. Furrën ngroheni në 200 gradë dhe piqeni bukën për 50-60 minuta.
Nxirreni nga furra, me kujdes lyejeni me pak ujë të ngrohtë, pastaj shtojuni arrat apo lajthitë e grira imët. Bukën piqeni edhe afro dhjetë minuta në temperaturë të ulët.

Ju befte mir!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply