• Revani me kos

Revani me kos

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë,
  • 3 gota miell,
  • 2 gota sheqer,
  • 1 vanilje,
  • 1 fryrës ëmbëlsirash,
  • lëkurë limoni,
  • 100 gr gjalpë,
  • 1 gotë kos,
  • 1 gotë vaj.

Për sherbetin:

  • 3 gota sheqer,
  • 2 gata ujë,
  • lëkur limoni për aromë.

Pergatitja:

Rrahim të gjithë përbërësit me mikser, e hedhim masën në tepsi, e fusim të piqet në furrë 180 ° për 40 minuta, ndërkohë bëjmë gati shërbetin.

Hedhim sheqerin, ujin, lëvoren e limonit. Në momentin që fillon të zihet e lëmë 5 minuta, hedhim 1 lugë lëng limoni e lëmë të ftohet pak dhe ia hedhim revanise. Kujdes revania duhet të jetë e ftohtë, shërbeti i ngrohtë.

Receta të ngjajshme...