• Sallatё marule me kёrpudha

Sallatё marule me kёrpudha

Përbërësit:

  • 1 patate,
  • 150 ml supë perimesh,
  • 1 thelbë hudhër,
  • 2 lugë Uthëll,
  • kripë,
  • Biber i zi,
  • 3 lugë vaj arrash,
  • 150 gr marule,
  • 200 gr kërpudha,
  • 1 lugë gjalpë,
  • 2 lugë arra të përgjysmuara.

Hapat:

Patatja qërohet, pastrohet, pritet në katrorë dhe zihet në supë perimesh afërsisht 10 minuta, derisa të zbutet.

Katrorët e patateve hiqen nga supa, pastaj bëhen pure, pureja sërish u derdhet supes.

Hudhra shtypet dhe përzihet me purenë e patateve, pastaj hedhet kripë, biber i zi dhe vaj.

Të gjitha përzihen mirë dhe përzierja e fituar duhet të jetë e trashë, por e lëngshme, marulet pastrohen dhe teren mirë.

Kërpudhat pastrohne dhe priten në rriska, në tigan shkrihet gjalpi dhe në atë yndyrë fërgohen kërpudhat 5 deri 8 minuta.

Shtohen kripë dhe biber i zi, marulet renditen në pjatë, mbi to derdhet pureja e t’holluar ndërsa në fund shtohen edhe kërpudhat e fërguara.

Sallata dekorohet me disa arra të përgjysmuara.

Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...