• Sallatë me jogurt

Sallatë me jogurt

Perbersit:
patate
sallatë
jogurt
koper
vaj vegjetal
kripë
1 copë hudhër.

Pergatitja:
Patatet i zieni në një tenxhere, pas zierjës i qërroni dhe i shtypëni me pirun.

Sallatën e preni në copa të vogël së bashku me koperin.

Patatet e shtypura i vendosni në një enë të thellë, ia shtoni sallatën e prerë, koperin, jogurtin, hudhrën, kripën dhe e përzieni mirë.

Sallatën e përgatitur e vendosni në pjatën kryesore, përmbi ia derdhni gjalpin e shkrirë dhe e shërbeni.

 

Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...