• Sallatë me lakër të kuqe

Sallatë me lakër të kuqe

Përbërësit:

  • 1 kg lakër e kuqe,
  • 2 karrota,
  • 1/2 presh (purrinj),
  • 50 ml vaj ulliri,
  • 1 lugë e vogël magdanoz i grirë imët,
  • ½ lugë e vogël kripë,
  • 50 ml uthull molle,
  • 50 ml ujë.

Udhëzimet

Hapi 1
Preshin e prejmë në rrathë, karrotën e grijmë në rende dhe lakrën e grijmë si zakonisht.

Hapi 2
Bëjmë bashkë ujin, vajin, uthullën, kripën e magdanozin dhe këtë masë ia hedhim sipër perimeve të përgatitura.

Hapi 3
Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe spinaq të freskët, lëpjetë, ullinj, sallatë të gjelbër si dhe domate e djath të freskët apo kokrra misri.

Hapi 4
Sallata e përgatitur kështu duhet të pushojë të paktën një orë përpara konsumimit (pasiqë lakra e kuqe është më e fortë se e bardha).

Receta të ngjajshme...