• Sallatë me mish pule

Sallatë me mish pule

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 200 gr përshutë
  • 1 preshë
  • 3 vezë
  • 100 gr ullinj
  • 1/2 dege selino
  • 150 gr majonez
  • 1 decilitër ajkë
  • 1 lugë mustardë
  • 1 limon
  • 5 lugë vaj
  • erëza
  • Biber i zi.

Përgatitja:

Mishin e bardhë të pulës e përziejmë me erëza, sipas shijës. Mishit fërgohet në vaj të nxehtë, në mënyrë që të skuqet.

Lihet të ftohet dhe e premë në katrore, përshutën e premë në shkopinjë, preshi, ullinjt i premë në rrathë.

Selino dhe molla qërohen, grihen trashë nerende dhe spërkaten me lëng limoni, vezët zihen, qërohen dhe grihen trashë nerende.

Në një enë e vendosim mishin e bardhë, përshutën, ullinjtë, vezët, selinon, preshin dhe mollët. Shtohet përzierja e majonezës, ajkës e mustradës, shtohen edhe erëzat sipas shijës dhe të gjitha përzihen ngadalë derisa të fitohet një masë kompakte.

Ju bëftë mirë!

Receta të ngjajshme...