• Sarma me lakër turshi

Sarma me lakër turshi

Perbersit:

1 lakër turshi mesatare
500 gr mish i bluar
1 filxhan i madh oriz
2-3 qepë
vaj
1 copë e madhe lakër e freskët
2-3 karrota
2 speca
2 thelpinj hudhre
4 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalpë
2 kubeza buljon/kubëz supe
1 lugë gjelle vegeta Podravka
2 lugë gjelle piper i kuq
piper i zi
sipas nevojes kripë
6 patate
ujë.

Pergatitja:

Lakrës turshi ia largojmë pjesën e fortë (bishtin/rrënjën) deri në thellësi, në mënyrë që fletët e lakrës të shkëputen më lehtë.

Fletët i shkëpusim me kujdes, që të mos grisen.

Mishin e bluar me e fergojmë bashkë me qepën e grirë në një tigan me pak vaj. Pastaj shtojmë pak karrotë e pak spec të grirë hollë.

Shtojmë edhe oizin e shpëlarë, një lugë gjelle piper të kuq, një filxhan kafeje turke ujë, piper të zi, 1 buljon me shije gjedhi, vegetën dhe i ziejmë në temperaturë të ulët derisa të shterrojë lëngu.

Pastaj e lëmë të ftohet pak dhe pas ftohjes, mbushim fletët e lakrës,

Fletët e lakrës mbushen ashtu, që pasi kemi bërë mbushjen, mbyllim skajet dhe i rrotullojmë në formë roleje.
Kështu veprojmë me të gjitha fletët.

Pastaj në tenxhere të thellë hedhim pak vaj, shtojmë gjalpën, i ngrohim dhe ia shtojmë lakrën, karrotat, qepën, specat e copëtuara hollë.

I fërgojmë mirë perimet dhe pastaj ia shtojmë miellin, 1 lugë gjelle piper të kuq, piper të zi dhe të gjitha
i fërgojmë për pak minuta në temperaturë të ulët.

Pastaj shtojmë ujë të ftohtë duke e tretur mirë miellin, shtojmë një kockë buljon, gjysmë lugë gjelle vegetë, ujë, patatet e qëruara, sarmat e përgaditura me herët, hudhrën.

I mbulojmë me ujë, mbyllim kapakun dhe i ziejmë për 20-30 min në temperaturë të ulët.

Ju bëfshin mirë!

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply