• Torte me Qokollad

Torte me Qokollad

Përbërësit:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
8 lugë miell,
3 lugë kakao,
100 gr gjalpë,
1 pluhur paste,
400 gr çokollatë,
4 dcl ajkë të ëmbël,
3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende,
fletë çokollate për zbukurim.

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser.Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak.Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 170*C për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.
Ndërkohë,shkrihet çokollata e grimcuar në enë  të vendosur mbi avull.Veçan tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur.Shtohet çokollata e shkrirë  e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.
Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes,mbi dhe anash me kremin e përgatitur.Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate.

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply