• Torte Semolina

Torte Semolina

50 min 8 servime

Përbërësit:

  • 1 gotë bollgur (200g)
  • 1 gotë kefir, jogurt i hollë (250ml)
  • 100g kokos
  • 150g sheqer
  • 100g vaj kokosi apo gjalpë të zakonshme
  • 2 vezë
  • 1 lugë sodë të bukëve

Përgatitja:

Në një enë hedhim 200g bollgur (semolinë), pastaj shtojmë jogurtin. Dhe i përziejmë mirë.

Në një enë tjetër hedhim vajin e kokosit dhe sheqerin, i përziejmë mirë, pastaj thyejmë dy vezë sipër, dhe vazhdojmë përzierjen.

Masën e parë, pra bollgurin dhe jogurtin i hedhim sipër masës së dytë, dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Shtojmë kokosin dhe sodën e bukës. I përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.

Përgatitjen e hedhim në një enë xhami, dhe e vendosim në furrë në temperaturë 175 gradë Celsius për 40 minuta.

Receta të ngjajshme...